Dy ushqimet që shërojnë problemet e mushkërive të shkaktuara nga duhani

Për duhanpirësit që më në fund kanë hequr dorë nga ky ves i keq, mund të duhet shumë kohë që mushkëritë të pastrohen tërësisht nga toksinat dhe tymi i duhanit. Megjithatë, një studim i ri sugjeron se zgjidhjen mund ta keni shumë afër – në kuzhinë.

Studimi që ka zgjatur për gati një dekadë sugjeron se dietat e pasura me domate dhe fruta, sidomos mollë, mund të përshpejtojnë procesin e shërimit të mushkërive të dëmtuara nga duhani.

Shkencëtarët nga Shkolla e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg  në Baltimore theksojnë se nga këto ushqime nuk përfitojnë vetëm ish-duahnpirësit por edhe ata që nuk kanë pirë kurrë duhan.

“Studimi sugjeron gjithashtu se një dietë e pasur në fruta mund të ngadalësojë procesin e plakjes natyrale të mushkërive edhe nëse nuk keni pirë kurrë duhan”, thotë autorja kryesore e studimit, Vanessa Garcia-Larsen.

Në studim u përfshinë më shumë se 650 vullnetarë nga Gjermania, Norvegjia dhe Britania, të cilët u monitoruan për gati 1 dekadë.

Personat që konsumuan më shumë se 3 racione fruta në ditë, sidomos mollë, dhe 2 domate, kishin një rënie më të ulët të funksionit të mushkërive se ata që konsumuan vetëm 1 domate dhe 1 racion fruta në ditë, raportojnë shkencëtarët. Funksioni i mushkërive fillon ngadalësimin që prej moshës 30-vjeçare, kështu dieta me ushqime të shëndetshme është më se e nevojshme.

Studimi sugjeron se lëndët ushqyese te domatet dhe frutat e freskëta mund të ndihmojë në riparimin e mushkërive të dëmtuara nga duhani.

Ekspertët thonë se ky studim është një tjetër arsye përse duhet të ushqeheni shëndetshëm.

Ata mendojnë se antioksiduesit tek frutat dhe domatet mund të jenë një nga arsyet përse këto ushqime ndihmojnë në kurimin e mushkërive.

“E dimë tashmë që shumë bimë kanë veti mjekësore”, thotë mjeku pneumolog Alan Mensch.

“Kemi kuptuar edhe që dietat e pasura në fruta dhe perime, si dieta mesdhetare dhe DASH, kanë përfitime shëndetësore. Këto dieta kanë në përmbajtje të lartë fruta dhe perime, ushqime që janë sidomos të pasura në antioksidues”.

Studimi është publikuar tek “European Respiratory Journal”.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button