Tërmeti me magnitudë 4.4 ballë në San Francisko

San Francisko është goditur nga një tërmet ditën e sotme, ndërsa ka edhe paralajmërime për të tjera lëkundje.  Tërmeti ishte me magnitudë 4.4 ballë, ndërsa nuk ka pasur raportime të menjëhershme për dëme materiale, shkruan Top Channel.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në Berkeley, por lëkundjet janë ndjerë deri në 40 milje larg.

Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve në Berkeley ka thënë se ka marrë me dhjetëra telefonata nga qytetarët për lëkundjet e ndjera.

Një zyrtar i Institutit Gjeologjik të SHBA ka thënë se ekziston rreziku që vendi të goditet nga një tjetër tërmet edhe më i fuqishëm në ditët në vazhdim, për të cilin ai është shprehur se mundësitë janë nga 5 deri në 10 përqind

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button