Skandal! Antidepresivët shiten pa kriter, mjekët: Kanë efekte anësore të forta

Sipas të dhënave të publikuara, importet e antidepresivëve si Loram-i, Xanax-i dhe Citolex-i janë rritur ndjeshëm tre vitet e fundit në Shqipëri. Për vitin 2016, ato janë 7-17% më të larta sipas llojit të medikamentit. Me ritme shumë të shpejta, deri në 11-12% janë rritur importet vetëm për Xanax-in, shkruan Shendeti.com.al.

Por sa e lehtë është për t’u siguruar ky medikament nga pacientë të ndryshëm? Fiks Fare bëri një vëzhgim në disa nga farmacitë e Tiranës,  ku u konstatua që farmacitë e shisnin këtë produkt edhe pa recetën e mjekut.
Fiksi – pacient e bleu këtë medikament në më shumë se pesë farmaci të Tiranës pa asnjë lloj vështirësie. Kishte edhe raste kur farmacistët i kaluan kompetencat e tyre duke marrë përsipër të bëjnë rolin e mjekut duke treguar mënyrën se si merret ilaçi. Në disa nga farmacitë që gazetarët e Fiks Fare ka në blerë këtë medikament nuk janë lajmëruar për efektet anësore që ky bar ka nëse merret pa kriter apo jashtë mbikëqyrjes së mjekut. Në disa të tjera farmacistet edhe pse e shesin pa recetë, këshillojnë blerësin që nga ky medikament krijohet varësi.

Për të qenë më të qartë për efektet anësore të këtij medikamenti, gazetarët iu drejtuan specialistëve. Ky bar sipas neurologëve krijon probleme të shëndetit mendor nëse merret pa kriter edhe jashtë kontrollit të mjekut.
Dritan Harunin, mjek neurolog i cili shpjegon se efektet anësore të xanax-it janë të forta dhe varësia ndaj tij është një nga efektet më të këqija. Sipas tij një pacientë që trajtohet me këtë medikament jashtë kontrollit të mjekut, apo pa u këshilluar me të dhe e merr më shumë se dy javë pa e patur të nevojshme, krijon atë lloj varësie sa do t’i duhet më pas ta marrë gjithë jetën.

“Fillon e shtohet gjendja e ankthit dhe stresit dhe bëhen më serioze problemet e shëndetit mendor”pohon dr Haruni.
Fiksi u interesua edhe pranë Agjencisë së Kontrollit të Barnave, sipas së cilës në rastet e tregtimit të këtij bari pa përshkrimin e mjekut specialist apo përdorimit abuziv, krijohet varësi nga këto lëndë.
Në zbatim të ligjit Nr. 105/2014 “Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik” neni 63, tregtimi i barnave në farmaci ose në agjenci farmaceutike pa recetën e mjekut, dënohet me 100 000 ( njëqind mijë) lekë gjobë, në rast përsëritjeje me 200 000 (dyqind mijë) lekë gjobë. Por ky ligji nuk ka trembur aspak farmacitë që e tregtojnë atë pa kriter.

“Farmacistja 1 -Po të jap një 10-she Ksanaks, pihet dy herë në ditë.Një në mëngjes, një në darkë.
Fiksi-Ta pi një tashti, ka problem?
Farmacistja 1 -Pije, nuk është se të jep shumë gjumë si Lorami.
Fiksi-Më ndihmon me një pako Ksanaks të lutem?
Farmacistja 2-Sa miligramshe?
Fiksi-0.25 she.
Fiksi-360 lekë, diçka e tillë?
Farmacistja 2 -Urdhëro zemër.”

Farmacistja 3-Sa vjet ke me këtë gjendje?
Fiksi-Në fakt nuk është se është një problem i tanishëm.
Farmacistja-Se nga që, për mua e mira është të mos i përdorësh fare.
Fiksi-E di pra e di..
Farmacistja 3 -Se krijon varësinë që ti e ke të krijuar.
Fiksi-Jo shumë…
Farmacistja-Po të jap këtë 0.25 –she që është dozë e vogël Edhe pije një në darkë.
Fiksi-Ajo është 70 lekë. Pije një në darkë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button