SuperDielli do të përshëndetë 2018-ën dhe “puth” Tokën

Ashtu si në një stafetë kozmike, SuperHëna i lë vendin SuperDiellit, i cili sot arrin diametrin maksimal të dukshëm në të gjithë vitin. Toka ndodhet në fakt në pikën e afërsisë maksimale me Diellin, dhe si pasojë disku i yllit tonë shfaqet pak më i madh se zakonisht.

Këtë ngjarje astronomike e “përshëndesin” edhe yjet e parë që bien për 2018, ose Kuadrantidët, që arrijnë kulmin pikërisht në natën mes 3 dhe 4 janarit, por që “trazohen” nga Hëna. “Toka arrin afërsinë më të madhe në orën 6.34, në distancë 147.1 milionë kilometra nga Dielli, ose 2.5 milionë kilometra më pak se sa distanca mesatare”, shpjegon astrofizikani Gianluca Masi.

Distanca mes Tokës dhe Diellit nuk është gjithmonë e njëjtë “sepse planeti ynë lëviz në një orbitë eliptike, pra pakëz e shtypur dhe distanca nga Dielli – shton Masi – lëviz nga minimumi në maksimum të largësisë, që do të arrihet në 6 qershor, kur Toka do të gjendet 152.1 milionë kilometra larg Diellit”.

Në këto momente, Dielli shfaqet 2% më i madh se sa mesatarja dhe, sipas astrofizikanit.

MIrëseardhjen SuperDiellit do ia japë shiu i meteorëve të Kuadrantidëve “emri i të cilëve, sipas Masit, na kujton një konstelacion të zhdukur, ai i Kuadrantit, që është hequr prej hartave qiellore dhe që ndodhej mes yjësive të Herkulit, Dragoit dhe Arushës së Madhe”. / Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button