Cila është fotoja e duhur në rrjetet sociale, që ju bën të dukeni më tërheqës te të tjerët?

doshta personi ideal që ju keni krijuar në mendjen tuaj, mund të ekzistojë në të vërtëtë. Por çfarë ndodh nëse ai ka lindur në anën tjetër të globit?  Disa dekada më parë, mundësia për ta takuar ishte pothuajse zero, por sot në botën e internetit gjithçka është e mundur, shkruan Class. Sot është më e lehtë për të takuar miqtë të rinj nëpërmjet rrjeteve sociale, por kjo mundësi duhet përdorur me shumë mençuri.

Për këtë arsye ne kemi zgjedhur që t’ju japim disa këshilla se si të lini një përshtypje të mirë tek personi me të cilin po njiheni.

1.Mos u nxitoni

Mos prisni që të gjeni menjëherë të dashurin e ëndrrave dhe të ndjeni menjëherë dëshirën për të krijuar një familje. Mund të ekzistojë dashuria me shikim të parë, por jo me mesazhin e parë. Jepini kohë vetes për ta njohur më shumë. Përpiquni që personi me të cilin po komunikoni, të ketë në profilin e tij shumë të dhëna sa i përket informacioneve për hobin e tyre, për punën, për sportin e preferuar. Kjo është e nevojshme për t’u siguruar që takimi juaj i parë, të mos jetë i fundit, që të keni përse të flisni.

2.Zgjidhni fotografinë e duhur

Sociologu Tinder Jessica Carbino zbuloi llojet e fotografive që tërheqin më shumë:
-Një foto me shumë ngjyra
-Njjë foto ku jeni vetëm ju dhe askush tjetër
-Pa ekzagjërime, mjafton vetëm një buzëqeshje

3.Plotësoni profilin tuaj me informacione sa më të vëreteta

Ky është hapi më i rëndësishëm. Merreni shumë seriozisht punën për të plotësuar të dhënat në profilin tuaj: sa më shumë informacione rreth vetes, hobi tuaj, zhanri i muzikës që ju pëlqen, sporti i preferuar, por mos kaloni në informacione shumë të detajuara sa i përket jetës pesonale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP