Izraeli akuzoi tre palestinezë për planifikim të sulmit me mbështetje të Iranit

Një gjykatë ushtarake izraelite ka akuzuar tre palestinezë për planifikim të akteve “terroriste” në këtë vend të  mbështetur nga Irani, ëshë raportuar duke u bazuar ne agjencinë për siguri në Izrael, shkruan REL. Agjencia për siguri, Shin Bet, ka thënë se agjentët e saj dhe ushtria izraelite i kanë arrestuar tre burrat në qytetin Hebron.

Sipas agjencisë grupi “ishte udhëhequr nga inteligjenca iraniane dhe janë rekrutuar e financuar nga inteligjenca iraniane që vepron në Afrikën Jugore”.

“Kemi mësuar se inteligjenca iraniane ka përdorur Afrikën Jugore si qendër të rekrutimit dhe veprimit kundër Izraelit”, ka thënë agjencia përmes një njoftimi.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se komploti i dyshuar i grupit ka qenë tentimi i fundit i Iranit për të sulmuar Izraelin.

“Kjo nuk është hera e pare. Ata janë duke tentuar mënyra të ndryshme, në fusha të ndryshme të sulmojnë Izraelin” është cituar të ketë thënë Nehanyahu përmes një deklarate.

Agjencia e inteligjencës i ka emëruar pjesëtarët e grupit si Mahmud Makharmeh, 29 vjeçar, Nur Makharmeh, 22 vjeçar dhe Diaa Sarakhneh, 22 vjeçar.

Më 2015 një gjykatë në Izrael ka dënuar një shtetas belg me prejardhje iraniane me shtatë vite burgim pasi është dënuar për spiunim në Teheran.

Akademiku Iranian, Ahmadreza Djalali, aktualisht është duke u përballur me dënim me vdekje në Teheran pas akuzave se ai ka spiunuar në Izrael.

Djalali ka thënë se ai është ndëshkuar pasi ka refuzuar të spinojë dhe bashkëpunojë me Iranin derisa ishte duke punuar në Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button