Shpërthim në Kabul, të paktën 11 viktima

Të paktën 11 persona vdiqën, ndërsa 25 janë lënduar në një sulm vetëvrasës në Kabul, kundër policëve të cilët kanë marrë pjesë në një operacion kundër kontrabandisteve të drogës dhe alkoolit.

Forcat e sigurisë menjëherë arritën në vendin e shpërthimit, i cili ndodhi në afërsi të Ambasadës së SHBA-së dhe misioneve të tjera të huaja.

Një përfaqësues i forcave të sigurisë konfirmoi se shpërthimi është shkaktuar nga një sulm vetëvrasës, derisa zëdhënësi i policisë së Kabulit Basir Muxhahid deklaroi se e kanë humbur jetën të paktën pesë policë, ndërsa dhjetë janë lënduar.

“Forcat policore të Kabulit u sistemuan që ta parandalojnë protestën eventuale për shkak kontrollit të përforcuar, kur një vetëvrasës me bombë iu afrua dhe e aktivizoi rripin e tij me mjet shpërthyes”, deklaroi Muxhahid.

Mediat lokale, duke iu referuar policisë të cilët janë në vendin e ngjarjes, kumtuan se sulmuesi ka mbajtur uniformë të policisë apo armatës dhe ka pasur qasje deri te vendi ku ka qenë sigurimi, i cili ka bërë kontroll për gjetjen e drogës dhe alkoolit të kontrabanduar. Tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar për këtë pohim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button