Avokati i Trampit kërkon të parandalohet publikimi i librit për klientin e tij

Avokati i presidentit amerikan, Donald Tramp sot paralajmëroi se do të kërkojë të parandalohet publikimi i librit të ri për presidentin e SHBA-së, në të cilin ai është prezantuar si njeri i paditur, për të cilin as bashkëpunëtorët më të afërt nuk kanë mendim më të mirë, lajmëroi “Uashignton post”, transmeton MIA.

Shtëpia e Bardhë është përçarë mes disa ish-bashkëpunëtorëve të vet, pasi që gazeta prestigjioze “Ushington post” publikoi pjesë të librit të gazetarit me përvojë Majkëll Uollf, të titulluar “Zjarr dhe mllef: Në Shtëpinë e Bardhë të Trampit”, i cili javën e ardhshme do të dalë në shitje.

Në pamëshirë ndaj Trampit është Stiven Benon, ish-strategu kryesor i presidentit amerikan dhe këshilltar në shtabin e tij zgjedhor gjatë fushatës presidenciale. Në libër, Uollf zbulon disa mendime dhe pikëpamje të Benonit lidhur me momentet kyçe nga fushata dhe nga presidenca e Trampit. Presidenti amerikan dje u përgjigj se i ka ndarë rrugët me Benonin dhe se ai e ka humbur mendjen.

“Uashington post” publikoi disa fragmente kyçe dhe konkludime nga libri. Promovimi i të cilit do të ndodhë më 9 janar. Libri është bazuar në mbi 200 intervista me presidentin, bashkëpunëtorë të tij më të afërt dhe anëtarë të administratës.

Avokati Çarlls Harder, Uollfit i ka dërguar njoftim, në të cilin ceket se po shqyrtohen akuza për shpifje dhe kërkesë që “menjëherë të ndalohet publikimi i mëtutjeshëm, editimi apo distribuimi i librit”, fragmente apo shkëputje nga ai.

Fragmente nga libri tashmë janë publikuar, ku Tramp është paraqitur si miliarder – mburravec, i cili nuk ka dashur të jetë president, por me fushatën presidenciale ka dashur ta përforcojë brendin e tij.

Presidenti i tnaishëm i SHBA-së nuk ka qenë i bindur në aftësinë e vet për fitore dhe ideja që ai të hyjë në Shtëpinë e Bardhë për të ka qenë e pakuptueshme. Ka qenë i bindur se po zhvillon fushatë të keqe dhe se do të humbë, duke i konsideruar të gjithë rreth vetes si humbës dhe idiotë. Përderisa njerëzit e kandidates demokrate Hillari Klinton, për të kanë qenë fitues briliantë.

Në libër ceket se Tramp nuk kupton shumë gjëra, se nuk mund t’i kuptojë problemet e ndërlikuara, ndërsa citohet edhe deklarata e mogulit mediatik Robert Mardok, ku ai thotë se Trampi është “idiot”.

Në libër, Benon i ka kritikuar ashpër edhe fëmijët e Trampit. Për takimin me avokatin rus gjatë fushatës, ku ka qenë djali i Trampit, Benon ka thënë se kjo është gjest “tradhëtar” dhe “jopatriotik”.

Avokatët e Trampit tashmë e akuzuan Benon se e ka shkelur marrëveshjen për besueshmëri, ndërsa Tramp tha se e ka humbur mendjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button