Ish-kryeministri Blair kërkon nga Laburistët të kundërshtojnë Brexit-in

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ka kërkuar nga Partia Laburiste të kundërshtojë Brexit-in, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për BBC Radio 4, Blair paralajmëroi se votuesit nuk do ta konstatojnë “të besueshme” qasjen për tërheqjen nga Bashkimi Evropian (BE) të liderit të Laburistëve, Jeremy Corbyn.

“Brexit ka një ndikim masiv shpërqendrues në trajtimin e sfidave aktuale në vend”, u shpreh Blair, duke shtuar se votuesve britanikë duhet t’u jepet e drejta që të mendojnë përsëri kur detajet e Brexit-it do të jenë të qarta. Ai theksoi se nuk është “jodemokratike” për të thirrur një votim mbi kushtet e një marrëveshjeje të daljes.

Partia Laburiste ka mbështetur rezultatin e referendumit të qershorit në vitin 2016 për të braktisur BE-në, duke nënvizuar se rezultati ishte vullneti i votuesve britanikë.

“Më mirë të luftojmë për të drejtën e vendit për të rimenduar, të kërkojmë të dimë detajet e plota të marrëdhënies së re para se ta braktisim të vjetrën, ecni kryelartë për të kundërshtuar Brexit-in, shkoni pas partisë Tory për dështimet e tyre për të trajtuar sfidat e vërteta të vendit. Bëjeni Brexit-in ‘Tory Brexit’. Bëjeni 100 për qind pjesë të tyren. Tregonu njerëzve pse Brexit-i nuk është, dhe kurrë nuk ishte përgjigjja”, deklaroi Blair.

Në një artikull të botuar më herët gjatë ditës në faqen e tij të internetit. Blair argumentoi se referendumi i vitit 2016 nuk mund të shihej si i detyrueshëm, pasi nuk përmbante detaje mbi atë se çfarë do të përfshinte e ardhmja pas Brexit-it.

“Kur votuam në vitin 2016, ne e dinim se jemi duke votuar kundër anëtarësimit tonë të tanishëm në Bashkimin Evropian, por jo se si do të ishte marrëdhënia e ardhshme me Evropën”, shtoi Blair.

Ish-kryeministri britanik theksoi se Laburistët do të bëhen “shërbëtorët e Brexit-it” nëse vazhdojnë të jenë të ndërgjegjshëm për çështjen.

Britania do të largohet nga BE-ja në mars të vitit 2019, duke i dhënë fund anëtarësimit të saj 44 vjeçar në bllok.

Faza e dytë e negociatave, e cila do të trajtojë marrëveshjet e ardhshme tregtare ndërmjet palëve, do të fillojë në mars pas një marrëveshje të dhjetorit se është bërë një përparim i mjaftueshëm në fazën e parë.

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve muajin e kaluar miratuan një amendament në Projekt-ligjin për tërheqjen e Bashkimit Evropian për të dhënë një votim përfundimtar mbi marrëveshjen e daljes, me mbështetjen e 11 deputetëve konservatorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button