Ja çfarë ndodhte në Greqinë e Lashtë nëse gjuaje me mollë një femër…

Një nga mënyrat më të përdorura për të propozuar një femër në Greqinë e Lashtë ishte t’i gjuaje një mollë. Po, duket mjaft qesharake kur e mendon sot, por është absolutisht e vërtetë. Në lashtësi, t’i gjuaje një mollë një femre ishte shprehje dashurie dhe nëse ajo e merrte, nënkuptonte se pranonte propozimin, transmeton Konica.al.

Si mjaft zakone të tjera greke, edhe kjo e ka origjinën nga mitet e antikitetit. Sipas legjendës, Perëndia e Konflikteve, Eris, ishte mjaft e shqetësuar që nuk ishte ftuar në martesën e Tetis dhe Peleus. Prandaj, në shenjë hakmarrje, ajo gjuajti me mollë në martesën e tyre, duke shënuar mbi mollë “Për më të bukurën”.

Ajo që pasoi më pas ishte mjaft argëtuese pasi tre Perënditë e tjera, Athina, Afërdita dhe Hera, filluan të debatonin se për kë ishte molla e hedhur. Njerëzit rreth tyre, që panë ngjarjen, u munduan të shuanin konfliktin dhe për këtë vendosën që të ishte trojani Paris, princi i luftës së famshme të Trojës, ai që do ta caktonte se për kë ishte molla.

Ai ishte nën trysni se kujt duhet t’ia jepte dhe Afërdita ishte ajo që i bëri ofertën më të mirë. Nëse ai do t’ia jepte asaj mollën, ajo do t’i falte atij dhuratën e shumëpritur, Helenën e Trojës.

Që nga ajo kohë, për grekët, molla u quajt e shenjtë dhe merrej si deklaratë dashurie për këdo që e hidhte. Gjatë asaj periudhe, çiftet që martoheshin hanin mollë gjatë martesës në shenjë dashurie dhe të dashuruarit ia dhuronin atë njëri-tjetrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button