Deponia “Drislla” dënohet me 8.500 euro për djegie të mbeturinave mjekësore

Ndërmarrja Publike “Drislla” do të paguajë dënim prej 8.500 euro pasi që inspektorët shtetëror për mbrojtjen e mjedisit jetësor kanë konstatuar se ka pasur tejkalim të koncentrateve të dëmshme në ajër gjatë djegies së mbeturinave mjekësore, njofton Portalb.mk.

Ndërmarrja e ka për obligim që deri në mes të shkurtit të instalojë filtra përkatës.

“Sipas ligjit, dënimi lëviz deri në 25.000 euro. Komisioni Kallëzues ka miratuar vendim kompromisi që deponia të dënohet me 8.500 euro. Po veprohet sipas ligjit për ajër ambiental. Ndërmarrja Publike duhet që në afat prej 90 ditëve të vendos filtra dhe ta zgjidh problemin”, tha  drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor, Mirosllav Bogdanovski dhe shtoi se mbeturinat mjekësore mund të digjen vetëm tetë orë në ditë, jo në tre turne siç ka qenë më herët.

Djegia e mbeturinave mjekësore do të kryhet deri në mesin e shkurtit vetëm nga tre orë në ditë, edhe atë kur të ketë kushte të volitshme meteorologjike.

“Nuk kemi variant rezervë për mbeturinat mjekësore dhe ato mund të bëhen problem më i madh në lidhje me atë që të njëjtat të ruhen dhe më pas të trajtohen. Tërë mbeturinat mjekësore të Maqedonisë dërgohen në “Drislla” dhe mund të bëhet problem edhe më i madh”, tha Bogdanovski.

Drejtori theksoi se Inspektorati ka kryer 15 mbikëqyrje të jashtëzakonshme në Shkup dhe në Tetovë, në pajtueshmëri të ligjit për kualitetin e ajrit ambiental dhe procedura për kompromis është bërë vetëm kundër “Drislla-s”, ndërkaq në tre vitet e kaluara nuk ka pasur kurrfarë sanksioni për asnjë subjekt juridik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button