Arifi: 2018-ta të jetë vit i bartjes së përgjegjësisë

“Dua që ky vit të jetë vit i bartjes së përgjegjësisë”, kjo është dëshira e profesoreshës universitare Besa Arifi, e cila thotë se proceset penale që kanë filluar duhet që të përfundojnë, njofton Portalb.mk.

“Unë për vete kam vetëm një dëshirë në këtë fillim viti: Dua që ky vit të jetë viti i bartjes së përgjegjësisë. Është shumë e rëndësishme që proceset penale që kanë filluar të gjejnë përfundimin e tyre adekuat. Është shumë e rëndësishme që fajtorët përfundimisht të mbajnë përgjegjësi për atë që na kanë përgjuar në mënyrë ilegale me vite të tëra. Është shumë e rëndësishme që fajtorët për keqpërdorimin e madh me paratë e qytetarëve të përgjigjen për veprat e tyre penale. Edhe me më shumë rendësi është që këto para të kthehen dhe të përdoren për vetë qytetarët. Është tepër e rëndësishme që drejtësia të vendoset për gjithë që mori pjesë në kryerjen e veprave penale që ndodhën me 27 Prill 2017. Secili duhet të mbajë pjesën e tij të përgjegjësisë, në mënyrë që ajo ditë të mos përsëritet kurrë më. Po ashtu, është shumë e rëndësishme që drejtësia të vendoset në secilin rast i cili haptazi duket që është i montuar dhe ku të drejtat e njeriut janë shkelur me dy këmbë. Legjislacioni në fuqi jep shumë mundësi që një gjë e tillë të bëhet, dhe këto mundësi duhet të shfrytëzohen. Pa drejtësi asnjëherë nuk do të ketë qetësi në këtë vend të vogël ballkanik me shumë probleme e halle”, shkruan Arifi në kolumnën e Portalb.mk.

Ajo shton se drejtësia duhet të zbatohet dhe të shihet duke u zbatuar.

“Nuk mjafton të fillojnë rastet penale para gjykatave, por të njëjtat duhet të përfundojnë në mënyrë efektive. Domosdoshmërish duhet përgënjeshtruar deklarata e ish-ministres së brendshme Jankulovska e cila në një rast, në vitin 2016 tha që nuk ka rëndësi sa raste do të hapë Prokuroria Speciale por ka rëndësi sa raste ajo do të përfundojë. Uroj që viti 2018 t’i tregojë ish-ministres se si duket përgjegjësia e vërtetë penale. Uroj që rastet e hapura të mbyllen këtë vit sepse drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”, shton Arifi.

Për më shumë lexojeni kolumnën: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button