Dhuna në Kuvend, 7 të akuzuar kanë dorëzuar ankesë

Avokatët e shumicës prej të dyshuarve për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, ende nuk i kanë pranuar vendimet e Gjykatës Penale në Shkup për vazhdimin e paraburgimit dhe për atë nuk kanë dorëzuar ankesë ndaj vendimeve, njofton Portalb.mk.

Ankesat dorëzohen nëpërmjet Gjykatës Penale, prej ku, pas kompletimit të tyre dorëzohen në Gjykatën e Apelit.

Nga Gjykata Penale, thonë se deri më tani tek ata kanë arritur tetë ankesa, të cilat janë kompletuar dhe pritet që të njëjtat të dorëzohen në Apel për shqyrtim dhe vendim ndaj të njëjtave.

Ndryshe, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 më 27 dhjetor, ua vazhdoi masën për paraburgim 29 personave në lidhje me ngjarjet e 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 23 personave u është vazhduar masa 30-ditë paraburgim, katër personave u është vazhduar masa  arrestit shtëpiak, ndërsa dy të akuzuarve masa e paraburgimit u është ndërruar me arrest shtëpiak.

“Këshilli Penal i Sektorit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion për vazhdimin e masës së paraburgimit dhe masës së arrestit shtëpiak në lidhje me ngjarjet e 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë solli vendim që ta pranojë propozimin e Prokurorisë edhe për K.M., S.V., L.A., M.Ç., D.L., G.Gj., O.P., M.P., A.A., E.D.B., I.C., B.D., B.I., B.J., I.D., M.P., Z.S., J.Ç., I.S., G.A., B.T dhe B.M e vazhdoi masën me kohëzgjatje prej 30-ditësh”, deklaruan nga Gjykata Penale.

Për L.D., J.T., Zh.P dhe S.M, siç është theksuar, është pranuar masa për vazhdimin e masës për arrest shtëpiak.

Për S.M dhe M.M është pranuar propozimi i Prokurorisë për heqjen e masës së paraburgimit dhe u është përcaktuar masë me arrest shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button