Itali, vidhet stoli e familjes mbretërore Al Thani

Është vjedhur stolia e familjes mbretërore të Katarit, Al Thani, e ekspozuar në një pallat në Venecia të Italisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeshefi i policisë së Venecias, Vito Gagliardi, konfirmoi se nga pallati Dukler është vjedhur një karficë dhe një palë vathë nga koleksioni i familjes mbretërore të Katarit.

Sipas tij polica ka reaguar menjëherë pas aktivizimit të alarmit, por autorët e ngjarjes arritën të ikin.

Supozohet se stolia e vjedhur vlen miliona euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button