Parlamenti izraelit e mori hapin e parë për dënimin me vdekje

Projektligji që parasheh dënimin me vdekje për palestinezët është miratuar në leximin e parë të mbajtur në Parlamentin e Izraelit (Knesset), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Knesset, në votimin e parë projektligji në fjalë ka marrë 52 vota “pro”, ndërsa 49 “kundër”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, duke e mbrojtur projektligjin për dënim me vdekje, tha se ky dënim nënkupton “drejtësi në raste ekstreme”.

Ai duke rikujtuar sulmin të bërë në korrik të vitit të kaluar kundrejt vendbanimit të paligjshëm Neve Tsuf në Bregun Perëndimor, tha: “Në jetën time kam parë shumë gjëra shokuese, por përsëri ky incident më shokoi. Ka shembuj ku njerëzit kryejnë krime të tmerrshme dhe nuk meritojnë të jetojnë. Ligjin e ndërrojmë për këto gjendje”.

Ndërsa, Avigdor Lieberman, ministri i Mbrojtjes dhe lideri i partisë Izraeli Shtëpia Jonë, që është një ndër partnerët e koalicionit, në një deklaratë të mëparshëm i dha mbështetje projektligjit duke thënë se “Gjaku i izraelitëve nuk është i lirë”.

Projektligji që të hyjë në fuqi duhet të miratohet edhe dy herë nga parlamenti.

Në gjykatat civile të Izraelit nuk gjendet dënim me vdekje. Ndërsa në gjykatat ushtarake ky dënim mund të jepet në gjendje të jashtëzakonshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button