Kosovë, institucionet e kulturës kërkojnë mbi 4 milionë euro buxhet vjetor

Institucionet qendrore të kulturës i kanë kërkuar Ministrisë së Kulturës që për vitin 2018 t’ua financojë projektet me mbi 4 milionë euro, njofton Koha.net.

Shtatë nga tetë institucione të kulturës kanë kërkuar ose planifikojnë të kërkojnë saktësisht 4 milionë e 117 mijë euro.

Secili prej institucioneve buxhetin e kërkuar e sheh si të domosdoshëm për realizimin e projekteve. Por realisht kjo shumë është dyfishi i asaj që Ministria e Kulturës është në gjendje ta ndajë për institucionet e saj vartëse.

Sipas Ligjit të buxhetit që është miratuar muajin që shkoi, në kategorinë e përkrahjes institucionale për kulturën – pos pagave, shpenzimeve komunale, projekteve kapitale, mallrave e shërbimeve – për subvencione dhe transfere janë në dispozicion 2 milionë e 85 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button