Tramp e pezulloi komisionin për hetim të mashtrimeve në zgjedhjet e vitit 2016

Presidenti amerikan Donald Tramp e shpërndau komisionin e tij anketues, i cili kishte për detyrë t’i verifikojë mashtrimet, të sipas sipas tij, kanë ekzistuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016.

Nisma e Trampit për krijimin e komisionit, i kryesuar nga nënkryetari Majk Pens, shkaktoi reagime të ashpra nga një numër i madh i shteteve federale, të cilët kanë refuzuar t’i sigurojnë informacionet që janë kërkuar nga ato.

Edhe krahas kësaj, Tramp është i bindur se, në kundërshtim me mendimin e shumicës së ekspertëve, nga tre deri pesë milionë njerëz, ilegalisht kanë votuar për kundërshtaren e tij, Hilari Klinton në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit 2016.

Tramp fitoi në zgjedhje me më shumë vota elektorale, që llogariten nga secili shtet sipas madhësisë së tij, por Klintoni fitoi rreth tre milionë më shumë vota në nivel nacional.

“Edhe krahas dëshmive ekzistuese për mashtrime zgjedhore, numër i madh i shteteve refuzojnë në Komisionin presidencial për ndershmëri t’i dorëzojnë informacione elementare”, theksoi Tramp në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button