Mogerini me kritika ndaj politikave që e izolojnë Kubën

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini ka shprehur kritika ndaj politikave të cilat e izolojnë Kubën.

“Ka njerëz të cilët tentojnë ta izolojnë Kubën. Ne evropianët, përkundrazi, dëshirojmë të tregojmë se jemi më afër jush se kurdoherë”, deklaroi Mogerini në një konferencë akademike në Havanë.

Sipas analistëve kubanezë, deklarata e tillë e tillë e Mogerinit kishte të bëjë me presidentin amerikan, Donald Tramp.

“Duke u përballur me ata që ndërtojnë mure dhe mbyllin dyer, ne evropianët dëshirojmë të ndërtojmë ura dhe t’i hapim dyert përmes bashkëpunimit dhe dialogut”, shtoi ajo.

Kjo është vizita e parë e Mogerinit në Kubë, pasi në nëntor hyri në fuqi marrëveshja për dialog politik dhe bashkëpunim midis BE-së dhe Kubës. Kjo do të jetë korniza e re ligjore për marrëdhënie bilaterale, duke e përfshirë edhe dialogun politik dhe aksionet e përbashkëta në forume ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button