Ligji për ASHAAM-in do të shqyrtohet në Komisionin Evropian, e pastaj në Qeveri

Versioni i fundit i Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike (Propozim-ligji për ASHAAM-in), të cilin e publikoi dje Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA), para se të hyjë në procedurë qeveritare, gjegjësisht para se të futet në rend dite të mbledhjes së qeverisë, do të shkojë për shqyrtim në Komisionin Evropian, njofti sot zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

– Pritet të respektohen afatet e parapara ligjore, dhe ligji të hyjë në Kuvend pa vonesë – tha Boshnjakovski.

Në qoftë se KE-ja je sugjerime për ndryshime, MSHIA-ja do të duhej t’i fusë ato në tekstin e propozim-ligjit para se t’ia dorëzojë atë qeverisë për miratim, e pastaj prej atje do të dërgohet në Kuvend.

Propozim-ligji është përgatitur nga MSHIA-ja dhe përfaqësuesit e sferës mediatike. Siç sqaruan nga Ministria, në të janë përfshirë disa nga propozimet që janë pranuar nëpërmjet Regjistrit të vetëm nacional elektronik (ENER), ku propozim-versioni paraprak u publikua më 4 nëntor të këtij viti dhe të interesuarit në afat prej 26 ditësh kishin mundësi të japin komente dhe propozime. Procesi filloi më 14 korrik të këtij viti, me debatin e parë publik. Debati i dytë u mbajt më 20 nëntor.

Sipas MSHIA-së, qëllimi i propozim-ligjit është departizimi dhe profesionalizimi i transmetuesit publik të radiodifuzionit, gjegjësisht Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTM) dhe organit rregullator – Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike (ASHAAM).

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP