Konte: Për transferimet nuk vendos vetë

Menaxheri i Çelsit, Antonio Konte tha se ai nuk është i vetmi në klub, i cili vendos rreth përforcimeve.

“Unë e them mendimin tim, propozoj cilat pozita duhet t’i përmirësojmë, ndonjëherë propozoj edhe emra, por nuk jam ai i cili e ka fjalën e fundit rreth transferimeve. Për këtë vendos klubi”, tha menaxheri italian.

Me Çelsin ditëve të fundit janë lidhur Arturo Vidal nga Bajern Munihu dhe Aleksis Sançez nga Arsenali.

“Këta janë dy lojtarë të cilët sigurisht janë ndër më të mirët në pozitat e tyre. Nuk mund të them asgjë rreth ardhjes së tyre eventuale në Çelsi, sepse ata kanë marrëveshje me klubet e tyre. Me të vërtetë nuk mund as t’i hedh poshtë, e as t’i konfirmoj spekulimet”.

Çelsi sonte nga ora 20:45 do të jetë mysafir te Arsenali në derbin londinez të xhiros së 22-të në Premier Ligë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button