LSDM-ja dhe BDI-ja në nivel lokal në Kumanovë nënshkruan Memorandum për bashkëpunim

Organizata komunale e LSDM Kumanovë dhe dega lokale e BDI-së, do të bëjnë koalicioni në këshillin komunal. Kryetari i organizatës komunale Martin Kostovski dhe këshilltari i BDI-së, Fatmir Idrizi sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim që do të zgjasë katër vitet e ardhshme, transmeton MIA. 

LSDM-ja në zgjedhjet lokale i fitoi 16-të mandate, ndërsa BDI-ja tre, kështu që me shumicë prej 19-të mandateve në këshill, vlerësojnë nënshkruesit, do të mundësohet realizimi i projekteve të premtuara në zgjedhjet lokale.

Në nënshkrimin e memorandumit mori pjesë edhe kryetari i komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski , në cilësinë e anëtarit të LSDM-së dhe implementues i vendimeve që do sillen në këshill.

Këshilltari i BDI-së, Idrizi, tha se do të punojnë në realizmin e premtimeve në zgjedhje, më qëllim të jetës më cilësore për qytetarët.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve si do të sistemohen funksionet udhëheqëse në nivel lokal, Dimitrievski, tha se për momentin, drejtorët e ndërmarrjeve publike kanë marrëveshje menaxhuese dhe nuk dëshironte të prejudikojë për funksionet e tjera dhe sistemimet në vendet të cilat do t’i mbush, duke theksuar dispozitat ligjore dhe procedurat për zgjedhje.

Në këshillin e komunës së Kumanovës janë gjithsej 33 këshilltarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP