Automobili elektrik i Tesla, thyen rekord të ri në SHBA

Rekordi për kalimin e kontinentit amerikan me automobil elektrik, është thyer nga automjeti Model 3, i Tesla Motors pronari i së cilës është Elon Musk, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të revistës “The Drive” që publikohet në SHBA, redaktori i revistës Alex Roy dhe pronari i automobilit Daniel Rozelle kanë arritur të udhëtojnë prej Los Angeles deri në New York për 50 orë 16 minuta dhe 32 sekonda.

Ekipi i cili është nisur më 28 dhjetor nga bregu Redondo të Oqeanit të Paqësorit që është menjëherë jashtë Los Angeles-it, më 30 dhjetor ka arritur në bregun e Oqeanit Atlantik të qyteti New York.

Ky udhëtim ishte më i shpejti që është bërë me një automjet elektrik.

Rekordi i mëparshëm është thyer nga një ekip i drejtuar nga Alex Roy, me modelin S të së njëjtës kompani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button