Rritet eksporti nga zonat investuese, paralajmërohen investime të reja

Kompanitë që punojnë në ZZHTI gjatë vitit të kaluar kanë realizuar për 29,2 për qind eksport më të lartë në krahasim me vitin 2016, ndërsa pritet edhe në vitet e ardhshme të rritet, transmeton MIA. 

“Aktivitet e ndërmarra në zonat zhvillimore teknologjike (ZZHTI) në vitin 2017, veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit, shënojnë rezultate pozitive me valën e investimeve të reja dhe riinvestimet nga kompanitë në zonat. Pas publikimit të planit për rritje ekonomike, është vërejtur rritje e interesit për investime të reja të kompanive me kapital vendor dhe të huaj, projekte të caktuara janë në faza të ndryshme të realizimit, që tregon në lëvizjen e aktivitetit investues të kompanive, stabilizim të klimës afariste dhe politike dhe kushte për rritje më intensive ekonomike të Republikës së Maqedonisë në vitin 2018”, kumtojnë nga Drejtoria e ZZHTI-së.

Theksojnë se për herë të parë në zonat ofrohen kushte të barabarta dhe transparente për investim dhe i hapin dyert e tyre për investuesit vendorë. Konsiderojnë se në pajtim me interesin e rritur investues të nxitur në lidhje me masat nga Plani për rritje ekonomike dhe paralajmërimet për investime të reja pritet që eksporti nga ZZHTI-ja të ketë shkallë rritëse edhe në vitet e ardhshme.

Në tremujorin e fundit të vitit 2017 është vendosur gur-themeli i kompanisë turke “Çaglaj Kablo”, për prodhimtarinë e telave dhe kabllove, ndërsa janë nënshkruar edhe marrëveshje investuese me kompaninë turke “Murat Tixharet” e cila do të prodhojë kabllo dhe instalime elektrike dhe me kompaninë gjermane “Kesler” për prodhimtarinë e elektromotorëve. “Realizohen investime të reja, hapen vende të reja të punës dhe duke e pasur parasysh atë se bëhet fjalë për kompani të orientuara nga eksporti priten efekte pozitive në rritjen e eksportit”, qëndron në kumtesë.

Theksojnë se një projekt investues është në fazë përfundimtare dhe shumë shpejt pritet që kompania ta sjellë vendimin për investim pas çka do të nënshkruhet edhe marrëveshje midis udhëheqësisë së kompanisë dhe Qeverisë.

Kompania e Maqedonisë “Haj-Tek” dhe kompania gjermane “German Elektro Sistem” sipas paralajmërimeve pritet të fillojnë me punë në fillim të vitit 2018, ndërsa kompania italiane “MCA” është në fazë përfundimtare të ndërtimit të fabrikës së re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button