Britani, 6 të arrestuar për hetimet ndaj grupit terrorist neo-nazist

Forcat anti-terroriste britanike kanë arrestuar gjashtë të dyshuar me pretendimin për anëtarësim në një grup të ndaluar terrorist neo-nazist, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia e qarkut metropolitan West Midlands njoftoi se pesë burrat dhe gruaja e arrestuar dyshohen për nxitjen dhe kryerjen e terrorizmit, si dhe pretendohet të jenë anëtarë të “Veprimit Kombëtar”.

Nga atje njoftuan se arrestimet janë kryer në një operacion të udhëhequr nga inteligjenca. Burrat 21-28 vjeç u ndaluan në Cambridge, Banbury, Wolverhampton, Leicester dhe Stockport, ndërsa gruaja 37 vjeçare u arrestua në Banbury.

Grupi “Veprimi Kombëtar” u dëbua si një organizatë terroriste në dhjetor të vitit 2016. Departamenti anti-terrorist, vitin e kaluar arrestoi një numër individësh në mesin e hetimeve ndaj grupit të ndaluar neo-nazist, duke përfshirë shërbyes ushtarë britanikë, tre prej të cilëve u akuzuan për vepra terroriste.

Grupi anti-semitik dhe supremacist i bardhë kishte festuar vrasjen e deputetes laburiste, Jo Cox, në qershor të vitit 2016 nga ekstremisti i djathtë Thomas Mair.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button