Deputetët “janë lodhur” duke punuar, deri më 15 janar do të jenë në pushim

Funksionarët më të privilegjuar në shtet – deputetët, prej më 28 dhjetor janë në pushim, ndërkaq të njëjtin do ta vazhdojnë deri më 15 janar, njofton Portalb.mk.

Deputetët do ta fillojnë punën me Komisionin për Çështje Evropiane, në temën, Prezantim të programit dhe prioriteteve për punë të Udhëheqësisë së Bullgarisë me Këshillin e Bashkimit Evropian në periudhën prej në janar deri më qershor të vitit 2018, të përfaqësuar nga ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Maqedoni, Ivan Velkov Petkov.

Nga ana tjetër deputetët opozitar fare nuk marrin pjesë në punën e Kuvendit, me arsyetimin janë në bojkot në shenjë proteste për shkak të të arrestuarve të dyshuar për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar. Por, gjithsesi, edhe ata i marrin me rregull pagat.

Monitoringu i “Most-it” për punën e Kuvendit për vitin 2017, në të cilën kanë marrë pjesë dy garnitura pushteti, njoftoi se janë miratuar 14 lidhje, janë mbajtur 7 diskutime publike dhe një diskutim mbikëqyrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button