Pas ngecjes trevjeçare Maqedonia dhe Greqia bëhen gati për të zgjidhur çështjen e emrit

Maqedonia dhe Greqia pas ngecjes trevjeçare i kanë ripërtëritur negociatat për zgjidhjen e kontestit me emrin, një nga pengesat kryesore për integrimin evropian dhe euroatlantik të vendit, por edhe për zhvillimin e papenguar të marrëdhënieve mes dy vendeve, shkruan MIA.

Më 12 dhjetor në Bruksel u mbajtën biseda mes ndërmjetësuesit të KB-së Methju Nimic dhe përfaqësuesve të Maqedonisë dhe Greqisë, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis, në tentim që të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit.

Takimi i parë në kontestin e vjetër pothuaj tre dekada, nuk mund të japë një pasqyrë  të plotë për gatishmërinë e Greqisë për kompromis, edhe pse të dy palët tregojnë optimizëm për zgjidhjen e tij, njoftojnë diplomatët.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev disa herë deklaroi se duhet të bëhet një hap para dhe se tani ka më shumë gjasa se më herët që të gjendet zgjidhje me Greqinë. Në intervistë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA, Zaev tha se duhet të gjendet zgjidhje e cila duhet të jetë e pranueshme për të dy palët.

ципрас заев

Kryeministri grek Aleksis Cipras, megjithatë, pret ngjarje pozitive lidhur me çështjen me Maqedoninë në vitin 2018 nëse, siç thotë, Shkupi  vendos të bëjë hapa pozitivë përpara.

“Pas pushimit më të gjatë prej tre viteve kemi pasur takimin e parë të negocuesve me ndërmjetësuesin Nimic. Është arritur marrëveshje që takimi i ardhshëm të jetë pas festave në janar, kështu që nuk duhet të pritet ndonjë ngjarje e posaçme në periudhën e festave. Është vendosur skena, procesi ka filluar, dinamika është vendosur”, thotë ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias, po ashtu është optimist në deklaratat e tij dhe vlerëson se kësaj radhe do të jetë më ndryshe.

Димитров и Коѕијас

Ai e përsëriti qëndrimin se është mirë në vitin 2018 të zgjidhet kontesti me emrin, duke marrë parasysh se, siç thotë, ekzistojnë kushte të caktuara të cilat tregojnë se kjo mund të arrihet. Vlerëson se nuk ka arsye që zgjidhja të anulohet. Përgjegjësi e Qeverisë është, shton ai, të gjejë dritare të mundësive për zgjidhjen e këtij problemi, pasi vendi nuk guxon të jetë peng i së kaluarës.

Nimic pas bisedave doli me qëndrim se çështja duhet të zgjidhet në vitin 2018, por se “nuk ka zgjidhje magjike për emër të ri, që mund të paraqitet prej askundi dhe ta zgjidhë çështjen”.

Propozimi në takim nuk u parashtrua. Shumica spekuluan për formulimin e mundshëm, më së shpeshti i parashtruar ishte Maqedonia e Re, megjithatë sipas përfaqësuesve të pushtetit të gjitha këto janë vetëm supozime.

Në këtë moment fillon motori i negociatave, ndërsa takimet, siç është paraparë do të intensifikohen. Do të mbahen çdo muaj, i ardhshmi u caktua për pas festave, në janar, por janë paraparë takime edhe në mars, shkurt.

Ndërsa diplomatët thonë se në këtë moment nuk është e dobishme të spekulohet për propozim konkret për emrin, pasi tani më me rëndësi është të përforcohet gatishmëria që të zgjidhet çështja.

Optimizmi për zgjidhjen e mundshme të kontestit vjen nga të gjitha anët 

Optimizmi se në gjashtë muajt e ardhshëm do të gjendet zgjidhje vjen nga pala e Maqedonisë dhe Greqisë, nga Bashkimi Evropian, SHBA-ja.

“Athina dhe Shkupi kanë mundësi të shkëlqyer që ta zgjidhin çështjen për emrin në vitin 2018, Lidershipi dhe vullneti i mirë nga qeveritë e dy vendeve janë inkurajuese”, theksoi Brajan Hojt Ji, zëvendës-ndihmës sekretar amerikan i Shtetit, në intervistën për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA.

Брајан Хојт Ји

Bisedimet do të jenë të vështira dhe të dy palët do të duhet të bëjnë kompromis, por siç duket bisedimet e para me ndërmjetësim të të dërguarit special të KB-së, Methju Nimic kanë qenë konstruktive, theksoi Ji.

Edhe BE-ja me komente pozitive për ripërtëritjen e emrit.

“Duam ta inkurajojmë Maqedoninë që të vazhdojë në rrugën që është nisur. Jemi shumë të lumtur me punën e Qeverisë së re. Përmirësimet dhe progresi janë të shkëlqyera dhe presim që ky proces reformues të cilin e ka filluar kryeministri të vazhdojë”, porositi kryetari i KE-së Zhan Klud Junker, në konferencën e përbashkët për shtyp në Bruksel me Zaevin në fillim të dhjetorit.

Theksoi se në progresin drejt pikës për fillimin e bisedimeve nuk ka favoritë dhe se secili vend në veçanti do të vlerësohet sipas progresit personal.

Me pozicion të ngjashëm dolën edhe komisarja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han.

Konsensus kombëtar

Çfarëdo zgjidhje që të arrihet në kontestin me emrin është i nevojshëm konsensus kombëtar në Maqedoni, por gjithashtu edhe në Greqi. Që të dyja palët tentojnë të afrohen, duke filluar nga themelet, duke i ndërtuar marrëdhëniet në sfera të ndryshme, duke u afruar përmes turizmit, qarqeve akademike, autoriteteve lokale, por që të dyja vendet përballen me turbulenca të brendshme-politike, secila në mënyrën e vet.

Maqedonia u bë me pushtet të ri, të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, të cilin bashkësia ndërkombëtare e vlerësoi si progresiv dhe i dha  shtytje për përpjekjet e saja për hapjen e vendit drejt BE-së dhe NATO-s dhe zgjidhjen e kontestit me emrin si prioritet për fillimin e procesit.

Зоран заев

Megjithatë VMRO-DPMNE-ja opozitare, e cila pothuajse dhjetë vjet ishte në pushtet, disi nuk e pranoi ndryshimin, shpesh herë e bojkoton punën e Parlamentit dhe trupave të saj, kështu që mbetet të shohim si do të veprojë në lidhje me njërën prej çështjeve më të rëndësishme për vendin nga sfera e jashtme politike.

“Është e nevojshme të ndërtohet konsensus kombëtar për emrin, ndërsa shumë prej atyre elementeve të konsensusit kombëtar për momentin nuk janë të qarta”, porositi Dimitrov dhe shtoi se intensivisht punohet në ndërtimin e konsensusit, në të cilin duhet të përfshihen qytetarët, faktorët politik, institucionet, të gjithë.

Kjo çështje, sipas Dimitrov, ka një natyrë të tillë, për çka nuk mund të zgjidhet pa qytetarët dhe shoi se referendumi është premtim zgjedhor i të gjitha partive të mëdha.

Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane Bujar Osmani informoi se Qeveria është në kontakt të vazhdueshëm me presidentin Gjorge Ivanov, institucioni i të cilin gjithashtu është i përfshirë në reformat, por edhe me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së dhe opozitën në përgjithësi në lidhje me reformat e nevojshme.

“Kërkesa ime është që të ngrijnë aktivitetet partiake në gjashtë muajt e ardhshëm. Të fokusohemi në një reformë mbikombëtare, mbietnike, mbipartiake në kuptimin e dërgesës së reformave nga plani 3-6-9, por edhe mbyllje të çështjeve të hapura politike, që të mundet viti i ardhshëm të jetë historik për vendin në pjesën e integrimeve në BE dhe në NATO”, thotë Osmani.

Edhe Han, gjithashtu theksoi se punët në vend shkojnë në drejtimin e duhur dhe shtoi se është me rëndësi edhe opozita të ndërmarrë rolin e saj dhe të jetë përgjegjëse.

Qëndrimi i Kamenos, gur në koalicionin grek

Konsensusi kombëtar është i nevojshëm edhe në Greqi. Aty, guri vjen nga partneri i koalicionit në Qeveri Aleksis Cipras.

Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos, i cili është lider i ANEL, e përsëriti qëndrimin e tij se i kundërshtohet zgjidhjes së kontestit për emrin që do ta përmbajë fjalën Maqedoni dhe nuk do të përkrahë zgjidhje të tillë eventuale në parlamentin grek.

Панос Каменос

Kamenos thekson se  mbetet në pozitën kundër përdorimit të shprehjes ‘Maqedoni’. Ai, i bëri thirrje Prokopis Pavlopulosit që të mbledhë të gjithë liderët e partive politike që të diskutojnë për kontestin për emrin me Maqedoninë.

Shefi i diplomacisë të Maqedonisë këtë deklaratë e vlerësoi si të ketë ardhur nga një shekull tjetër.

“Konsideroj se këto deklarata nuk çojnë në zgjidhje, fakt është se ne duke të kujdesemi se çfarë do të ndodhë nga pala jonë, çfarë duhet të bëjmë. Përgjegjësia jonë është që ne të arrijmë  konsensus kombëtar. Kush, çfarë qëndrime ka në koalicionin në Greqi është përgjegjësi e tij. Ky është viti 2017, ne jemi në Evropë dhe qëndrimi ynë nuk  është përkatës dhe na largon nga tejkalimi i problemit”, thotë Dimitrov.

Koxijas, lidhur me qëndrimin e Kamenos thotë se secili ka të drejtën e mendimit të tij, por beson se në Parlamentin grek është e nevojshme dhe ekziston shumicë e deputetëve, e jo shumicë e partive për marrëveshje eventuale për emrin.

Analistët në Greqi komentojnë se Kamenosi ka shkaktuar nervozizëm në SYRIZA dhe konsiderojnë se ka ardhur koha, kur “Cipras duhet përfundimisht të intervenojë lidhur me Kamenosin”. Qëndrimi i Kamenosit për kontestin me emrin, sipas tyre, mund t’i minojë themelet e koalicionit qeveritar.

Opozita greke tanimë disa muaj paralajmëron se nuk mund të ketë qëndrime të ndryshme midis partnerëve të koalicionit qeveritar lidhur me një nga çështjet kryesore politike të jashtme të Greqisë.

Partia më e madhe opozitare Demokracia e Re tashmë disa muaj paralajmëron se nuk mundet që të ketë dallime të ndryshme midis partnerëve qeveritarë në koalicion lidhur me një nga çështjet më të rëndësishme të politikës së jashtme në Greqi.

Mediat greke i analizuan hapat e mundshëm të Cipras lidhur me çështjen për emrin dhe i përmendin takimin e Këshillit ministror, seancën me grupin parlamentar të SIRIZA dhe teta a tet takimin Cipras – Kamenos.

Identiteti dhe irredentizmi

Në tërë procesin për Maqedoninë është e rëndësishme që të arrihet deri në pikën kur asnjë nuk kund ta kontestojë se jemi maqedonas, sepse identiteti është më i rëndësishmi, por, gjithashtu, edhe perspektiva e hapur për në BE dhe në NATO, thonë diplomatët në Maqedoni.

Si një përjashtim të mundshëm nga ana e Maqedonisë, përmendet ndryshimi i emrit në aeroportin në Shkup. Si hap i mundshëm i parë apo gjest i vullnetit të mirë nga pala maqedonase, e cila do të tregojë gatishmërinë për të gjetur një zgjidhje.

Аеродром Скопје

Pala maqedonase është gati të ndryshojë qasjen ndaj gjithë problemit, të braktisë hapat e sulmeve dhe konfrontimeve dhe të afrohet me Greqinë, sepse siç shpjegojnë burimet diplomatike, me këtë vend ne duhet të jemi aleatë, e jo armiq.

Të dyja vendet si asnjëherë deri më tani treguan gatishmëri, optimizëm dhe vendosmëri që të dalin nga kjo situatë e pasigurt, e cila e bllokon integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE, por gjithashtu edhe e minon imazhin e Greqisë në skenën ndërkombëtare, e cila u godit nga kriza debitore që disa vite e ka tronditur vendin.

Në interes të të dyja palëve është të gjendet zgjidhje, të zgjidhet kontesti dhe të tejkalohet pika e vdekur në të cilën ndodhet me vite, që do të hapë rrugën edhe për një lidhje më të madhe të ndërsjellë dhe tejkalimin e linjave të palëve kundërshtare në radhët e aleatëve, që do të kontribuojë për stabilitetin dhe prosperitetin në tërë rajonin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button