OKB kërkon lirimin e aktivistëve në Arabinë Saudite

Ekspertët për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, i kanë bërë thirrje Arabisë Saudite t’i japë fund “shtypjes”, së të drejtave të aktivistëve dhe të lirojnë dhjetëra persona të ndaluar nga muaji shtator, të cilët kanë ushtruar në mënyrë paqësore detyrën e tyre civile dhe politike, transmeton REL.

Përmes një deklarate ata kanë dënuar “arrestimet dhe ndalimet” e rreth 60 figurave fetare, shkrimtarët, gazetarët, akademikët dhe aktivistët, duke u thirrur në ligje të ngjashme kundër terrorizimit dhe atë për ëështje të sigurisë në Arabinë Saudite.

“Ne jemi dëshmitarë të persekutimit të mbrojtësve të të drejtave të njeriut, të cilët në mënyrë paqësore kanë ushtruar të drejtën e tyre për liri të shprehjes”, është thënë tutje në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button