Kina e përshëndeti mundësinë për dialog mes dy Koreve

Kina e përshëndeti mundësinë për negociata mes Koresë Veriore dhe Jugore, të cilën e hapën liderët e të dy vendeve në fjalimet e Vitit të Ri, si dhe propozimin që Koreja Veriore të dërgojë sportistë në Lojërat Olimpike Dimërore në qytetin koreanojugor Phenian.

“I vërejmë sinjalet pozitive në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve dhe pjesëmarrjen e Koresë Veriore në lojërat olimpike. Ky është lajm pozitiv”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme Geng Shuang.

Sipas Kinës, burim më i madh i jostabilitetit në rajon është rreziku nga lufta mes Koresë Veriore dhe SHBA-së. Shuang i bëri thirrje Uashingtonit dhe Pheninait të bëjnë përpjekje që t’i përmirësojnë marrëdhëniet e tyre bilaterale dhe të fillojnë dialog.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button