Presidenti bullgar vendos veto në ligjin antikorruptues

Presidenti bullgar Rumen Radev sot i vendosi veto ligjit antikorruptues që u miratua në dhjetor nga ana e Kuvendit Popullor të Bullgarisë.

“Konsideroj se ligji që u miratua jo vetëm që nuk do të vendosë bazë adekuate juridike për luftë kundër korrupsionit, por madje do ta bëjë këtë luftë më të vështirë”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të Radevit.

Ligji mes të tjerash parashikon edhe konfiskimin e pronës së përfituar ilegalisht.

Radev konsideron se ligji është kontestues, jo vetëm me atë që i shkel parimet kushtetuese, por edhe me tërësinë e tij.

Siç njoftoi MIA, Radev u zgjodh për president të Bullgarisë në zgjedhjet në nëntor të vitit 2016, në të cilat mori pjesë si kandidat i pavarur, i mbështetur nga Partia Socialiste Bullgare (BSP).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button