Me demek 2018

Po ta dije moj Shqipëri
sa mendje ndritur ke në nahi
do te ishe një zojë si duhet
jo një turp, një fjalë që s’thuhet

Por këta bij qe ti ke
seç e nxin çdo gjë mbi dhe
për t’shit mend dolën të parët
e për vete s’kanë të gjorët!?

Shesin mend në pazare
tezga mbushur fjalë për fjale
vinë trimi kërcet dhëmb
të kuvendoj me fjalë pa vend

(pse mor zot na fale vesh
gjë e gjallë me na përqesh
ec shqiptarin e mere vesh
fjalë pas fjale bën përshesh)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button