Keni botuar roman gjatë viti 2017? Ja mundësia për të fituar 150 mijë denarë

Deri më 15 janar do të jetë i hapur Konkursi për ndarjen e çmimit “Romani i vitit” për vitin 2017.

Çmimin gjatë 18 viteve të kaluara e ka ndarë redaksia e ish-gazetës “Utrinski vesnik”, ndërsa këtë vit për herë të parë do ta ndajë Fondacioni i sapoformuar për zhvillimin dhe promovimin e kulturës “Sllavko Janevski”.

Mund të konkurrojnë të gjitha romanet e publikuara gjatë vitit 2017. Për çmimin do të vendos juria prej pesë anëtarëve, e përbërë prej kritikëve letrarë dhe një përfaqësuesi të Fondacionit.

Romanët të cilët do të hynë në konkurrencë mund t’i propozojnë vetë autorët, botuesit e tyre apo lexuesit.

Propozuesit deri në afatin përfundimtar (15 janar 2018) duhet t’i dorëzojnë Fondacionit pesë kopje prej librave të propozuar, të cilët nuk kthehen. Preferohet edhe dërgimi i romanit në versionin elektronik në adresën romannagodinata@gmail.com.

Librat dërgohen në adresën Leximorja “Sllavko Janevski”, rr. “Dimitria Çupovski” nr.21, 1000 Shkup.

Fondacioni “Sllavko Janevski” do ta kumtojë fituesin e çmimit “Romani i vitit” më së voni deri më 15 mars 2018. Ai përbëhet prej plaketës në shumë prej 150.000 denarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP