Maqedoni, Armata dhe Policia sërish pjesë e integrimeve dhe NATO-s

Vendosja e uniformës së re zyrtare për oficerët dhe nënoficerët në ARM, pjesëmarrja në stërvitjet ushtarake ndërkombëtare dhe vendore, takime me shefa dhe ministra të mbrojtjes, kremtim i 25 vjetorit nga pranimi i ushtarit të parë në armatën tonë, pjesëmarrja dhe organizimi i A-5 mbledhjeve të Kartës së Adriatikut si dhe rritja e paralajmëruar e rrogave në Armatë, … e shënuan vitin 2017, i cili sipas faktorëve ndërkombëtarë është vlerësuar si reformatore në orvatjet për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO.

Në fillim të pranverës, krahas stërvitjes së suksesshme të ARM-së dhe MPB-së nën instruksione të specialistëve amerikanë, “Ujqit” e armatës, me sukses e kanë prezantuar trajnimin e tyre në Gjermani. Pas më shumë se tetë viteve më 6 mars në kazermën “Goce Dellçev” u mbajt ora e parë akademike e nënoficerëve dhe ushtarëve profesionistë kandidatë për prodhim në oficerë. Tre ditë më vonë janë marrë 90 ushtarë profesionistë të rinj në ARM. Në selinë e NATO-s në Bruksel u mbajtën konsultimet multilaterale “Proces për planifikim dhe verifikim (PARP) mes Republikës së Maqedonisë dhe Aleancës. Ky brifing i rregullt  është në pikëpamje të realizimit të qëllimeve partnere të Maqedonisë për anëtarësimin e ardhshëm në NATO.

армMë 1 qershor ministri i deriatëhershëm i Mbrojtjes, Zoran Jolevski ia dorëzoi funksionin ministres së re të Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska Jankoska. Krahas shumë takimeve të mbajtura me përfaqësues ndërkombëtarë në nivel ministror, nga fundi i muajit pjesëtarët e ARM-së nga përbërja e Regjimentit për operacione speciale morën pjesë në stërvitjen ndërkombëtare të terrenit “Sfida e përbashkët 2017” që u mbajt në poligonin malor për trajnime “Lipovo” në Mal të Zi.

Me mbështetjen e Komandës së forcave tokësore të SHBA-së për Evropën në korrik, ARM-ja ishte pjesë e stërvitjes multinacionale “Saber Gaurdian 2017” e cila u mbajt në Rumani, Hungari dhe Bullgari. Armata e Maqedonisë është prezantuar nga tetë pjesëtarë të batalionit inxhinierik, 40 pjesëtarë të batalionit të Policisë ushtarake, 14 pjesëtarë të batalionit për qëllime speciale, si dhe nëntë pjesëtarë të Forcave të dedikuara mjekësore ballkanike. Nga fundi i muajit ARM-ja dhe Forcat e armatosura të SHBA-së e filluan stërvitjen e përbashkët në Krivollak të quajtur “Dragoon Guardian 17”. Në gjashtë karvane me nga 20 automjete luftarake në vendkalimin kufitar “Deve Bair” nga Bullgaria në Maqedoni hyrën 300 pjesëtarë të Forcave të armatosura të SHBA-së, të cilët me inxhinierët e Armatës së Republikës së Maqedonisë morën pjesën në stërvitje të përbashkët. Në ditën për të ftuar të lartë të stërvitjeve, kryeministri Zoran Zaev tha se ushtarët e Maqedonisë e hapin rrugën e Maqedonisë në NATO. Muajin e njëjtë, Ministria e Mbrojtjes i dëmshpërbleu të punësuarit e saj, të cilët janë goditur nga vërshimet e vitit të kaluar në Shkup.

Në muajin kur ARM-ja e shënoi 25 vjetorin e formimit të saj, ushtria u angazhua nga Qeveria në zjarret që përfshinë pjesë të caktuara të territorit të vendit tonë.

Maqedonia anëtare e NATO-s është qëllimi i përbashkët . Këtë në shtator e theksoi ministrja Shekerinska dhe komandanti i Gardës nacionale Vermont, gjeneral majori Stiven Krej, i cili ishte për vizitë disaditëshe në Maqedoni. Ministrja në deklaratë për media tha se Republika e Maqedonisë mbështetet në partnerët e saj strategjik sidomos në këto momente kur punojmë në mënyrë të përshpejtuar në qëllimin tonë strategjik – anëtarësimin në NATO. Nga fundi i shtatorit në Krivollak u mbajtën stërvitje ndërkombëtare të ARM-së nga përbërja e batalionit të policisë ushtarake, morën pjesë njësite të policisë ushtarake të armatave të Shqipërisë, BeH-së, Malit të Zi dhe nga gardat nacionale të Vermontit dhe Minesotës, SHBA. Menjëherë pas  kësaj, mbi 1.700 ushtarë dhe personel teknik morën pjesë në stërvitjen “Shkëndija maqedonase-13” e cila prezantoi trajnim dhe rivlerësim Niveli 2 në grupin e mesëm këmbësorik të batalionit dhe në çetën e renxherëve.

Vjeshta ishte një motiv më shumë për pjesëtarët e armatës drejt angazhimit të pakursyer në procesin reformues, e ai ishte paralajmërim i ministres Shekerinska se nga 1 janari i vitit 2018 do të marrin rroga më të larta për dhjetë për qind. Nga mesi i tetorit ushtarët me sukses e realizuan stërvitjen “Sfida 2017” në Krivollak, në të cilën morën pjesë pjesëtarë të njësiteve për mbrojtje anti-ajrore të ARM-së dhe Forcave të Armatosura (FA) të Republikës së Sllovenisë. Muajin e njëjtë, grupi i mesëm këmbësorik i batalionit dhe çeta e renxherëve i morën certifikatat e NATO-s me vlerësimin “i gatshëm për të luftuar”.

Ministria e Mbrojtjes edhe një herë i gëzoi të punësuarit në armatë me pagesën e çmimit jubilar, të cilët në pajtim me Marrëveshjen kolektive i plotësojnë kushtet për atë. Në nëntor shefat e shtatmadhorive të armatave nga vendet anëtare të Kartës së Adriatikut dhe SHBA-së (A-5) në Shkup, mbajtën konferencë në të cilën u bisedua për zgjerimin ne bashkëpunimit mes shteteve të A-5 për integrimin e plotë në NATO dhe kontributin për sigurinë e Aleancës.

Me moton “Integrimi është qëllimi, bashkëpunimi është mënyra” në Ohër u mbajt edhe mbledhje e ministrave të mbrojtjes së SHBA-së – Kartës së Adriatikut, në të cilën u riafirmua edhe mbështetja konkrete nga të gjitha vendet për qëllimet dhe angazhimet e Maqedonisë për arritjen e anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO. Ministrja Shekerinska para të pranishmëve në Ohër porositi se Maqedonia nuk kërkon që anëtarësimin në NATO ta marrë si dhuratë. Sipas saj, kjo nuk është e drejtë e fituar, por që kjo të jetë rezultat i përkushtimit, kritereve të plotësuara dhe stabilitetit të vazhdueshëm.

Në muajin e fundit të vitit kur ARM-ja në Norfolk-Virxhinia u lavdërua për rezultatet në plotësimin e interoperabilitetit për anëtarësim në NATO, ministrja Shekerinska e prezantoi Buxhetin e armatës, që në vitin 2018 mori 15 për qind rritje. Arrin gjithsej 6,4 miliardë denarë., ndërsa është rritur për 820 milionë denarë.

Pas të gjitha paralajmërimeve dhe reformave të realizuara me sukses në ARM, në vitin 2018 Maqedonia pret me meritë ta marrë anëtarësimin në NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button