Dyzet aksidente në Shkup, ka edhe viktima!

Një person e ka humbur jetën, në njërin nga 40 aksidentet e regjistruara në fundjavën e vazhduar në rajonin e SPB Shkup. Në dy aksidente, me lëndime më të rënda kanë kaluar tre persona, ndërsa në 19 lëndime më të lehta kanë marrë 19 persona. Në 18 aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

Nga MPB-ja informojnë se në tre ditët e fundit, policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Nëntëdhjetë e një shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, shtatë shoferë kanë kaluar në udhëkryqe në dritën e kuqe të semaforit dhe dy shoferë nuk u ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve. Nga komunikacioni janë përjashtuar tetë shoferë, të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 25 shoferë e kanë drejtuar automjetin para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit motorik, tre shoferë fillestarë, si dhe 19 automjete të paregjistruara.  Janë hasur edhe 90 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.

Me ndihmën e automjetit special karrotreci, janë larguar 88 automjete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button