Kryetari i Çairit i ndau dhuratë fëmijës së parë të lindur në komunë në vitin 2018, Davidit të vogël

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu i ndau sot dhurata foshnjës së parë në Spitalin Gjinekologjik “Nënë Tereza” për familjen Todorovski dhe djalin e tyre të pagëzuar me emrin David.

“Jam shumë i lumtur që u bëra pjesë e gëzimit të familjes Todorovski me rastin e lindjes së djalit të tyre David në çastet e para të vitit 2018. Është obligim i ynë përkujdesi edhe për qytetarët më të vegjël të vendit për të siguruar hapat e tyre të para në jetë. Nënës Vasilka dhe familjes Todorovski duke ua dhuruar dhuratat e bebes së parë të vitit të lindur në Spitalin Gjinekologjik “Nënë Tereza” të Çairit ju urova shumë mbarësi e çaste të lumtura në jetë, kurse Davidit të vogël fëmijëri të shëndoshë”, deklaroi Ganiu.

Ai shprehu falënderim edhe për stafin mjekësor të spitalit që me përkujdesin më të madh kryejnë misionin e tyre. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button