Luvaraden dhe Valeta kryeqendrat e kulturës për vitin 2018

Qyteti holandez Leuvarden dhe Valeta, kryeqyteti i Maltës, do ta ndajnë titullin “Kryeqendër evropiane e kulturës” në vitin 2018. E marrin nga Orhusi dhe qyteti qipriot Pafos.

Organizatorët e programit për vitin 2018 në Leuvarden paralajmëruan hapjen e manifestimit mbarë vjetor më 26 dhe 27 janar kur të gjitha sheshet e qytetit do të ndërlidhen me evenimente me valle, teatër, muzikë dhe këngë. Ideja është që ta tregojnë „iepen mienskip“ e tyre, gjegjësisht shoqëri të hapur.

Leuvarden është qendër administrative e krahinës Frizia në Holandën veriore e cila është më e madhja nëse numërohen edhe sipërfaqet e ujit dhe është krahina e vetme në Holandë me gjuhën e saj (frizianoperëndimore). Ka disa ishuj të cilët me tokën lidhen me linjë trageti dhe katër parqe kombëtare.

Në prag të marrjes së titullit, Muzeu i Frizisë më 15 tetor hapi ekspozitë me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së Maragareta Zele e njohur me pseudonimin Mata Hari, e cila ka lindur në Leurarden në vitin 1876.

Мата Хари

“Mata Hari” – gruaja dhe miti” është ekspozita më e madhe që është hapur ndonjëherë  për valltaren, kurtizanen dhe spiunen holandeze nga Lufta e Parë Botërore. Tregon sende personale, fotografi, letra, dokumente ushtarake…që u mundëson vizitorëve ta ndjekin jetën e saj nga vendlindja Leuravden deri te India Lindore Holandeze, përmes valleve, teatrove dhe rrjetit të intrigave parisiene në të cilat është ngatërruar gjatë luftës.

Kryeqyteti i Maltës, Valeta, është gjithashtu kryeqendër evropiane e kulturës për vitin e ardhshëm. Organizatorët paralajmëruan se manifestimi i tyre kulturor mbarë vjetor do të fillojë me solemnitet të denjë të festës tradicionales Maltese Festa, duke i ftuar evropianët ta vizitojnë Javën e hapjes (14-21 janar).

Programi me perfomanca në rrugë, ekspozita, festivale, projeksione dixhitale dhe videoart do të fillojë në kryeqytet, por do të vazhdojë nëpër tërë Maltën dhe ishujt e saj.

Валета Феста

Midis ngjarjeve të programit të “Valeta 2018” është edhe festivali internacional barok i muzikës i cili do të mbahet nga 13 deri më 27 janar në lokacione barok dhe lokacione historike në qytet. Në Valeta gjenden numër i madh i monumenteve nga shek.16 dhe qyteti rrezaton me stile artistike, si manerizëm, barok, neoklasicizëm. Për këtë trashëgimi, qyteti Valeta është regjistruar në listën e trashëgimisë kulturore të UNESKO-s.

Komisioni Evropian çdo vit cakton mikëpritës të nderit të projektit “Kryeqendra evropiane e kulturës”. Tradita filloi në vitin 1985, kur Athina ishte kryeqendër e kulturës në kontinentin e vjetër. Qëllimi është që të promovohet ndjenja e bashkimit në BE, por laureatit kjo i sjell edhe para nga fondet evropiane, me çka vendet mund të financojnë projekte dhe programe të mëdha nga sfera e kulturës. Kriter për zgjedhje është përgatitja e qytetit për t’i organizuar ngjarjet të cilat zgjasin gjatë tërë vitit kalendarik.

Валета 2018

Për përzgjedhjen vendos komisioni i pavarur ndërkombëtar në Bruksel, ndërsa vendimin e sjell katër vite më përpara. Atë e shqyrton edhe Parlamenti Evropian, ndërsa e voton Këshilli i BE-së.

Në vitin 2019, kryeqytete të kulturës evropiane do të jenë Matera italiane dhe qyteti bullgar Plovdiv, në vitin 2020 Rieka në Kroaci dhe Gojvej në Irlandë, ndërsa në vitin 2021 titullin duhet të ndajnë tre qytete – Temishvar nga Rumania, Elefsina nga Greqia dhe Novi Sad nga Serbia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button