Itali, arrestohen tre djem nga Vlora për kontrabandë të drogës

Tre djem nga qyteti bregdetar Vlorë janë arrestuar nga ana e policisë italiane, pasi që janë kapur me motoskaf, në të cilën ka pasur drogë dhe armë.

Ata janë nisur nga bregu shqiptar dhe janë zbuluar në afërsi të Leçes.

Në motoskaf ka pasur 1,7 tonë marihuanë dhe disa copë armë. Të arrestuarit janë në moshë 25 vjeçare.

Gjatë vitit të kaluar policia italiane ka sekuestruar mbi 40 tonë marihuanë nga Shqipëria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button