Në Tiranë fëmija i parë për 2018 djalë

 Në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ka ardhur në jetë fëmija i parë për vitin 2018, raporton Anadolu Agency (AA).

Djali i quajtur Lael me peshë 4 kg e 100 gramë erdhi në jetë pak çaste pasi kishte hyrë viti i ri 2018 në orën 00:01 minuta dhe sipas mjekëve gëzon shëndet të plotë së bashku me nënën e tij.

Mjekja gjinekologe, Banu Shushku në një prononcim për mediat u shpreh se: “Ishte kënaqësi që morëm pjesë në lindjen e bebes së parë për vitin 2018. Fëmija lindi me operacion, dhe lindi 4 kg e 100 gramë me gjatësi 52 cm, me parametrat vitale normale”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button