Foshnja e parë e vitit 2018 me librezë kursimi nga Qyteti i Shkupit

Foshnja e parë e lindur në vitin 2018 në Shkup sot u bë me librezë kursimi me 20 mijë denarë. Beben dhe nënën në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës i vizituan ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska dhe kryebashkiaku i Shkupit , Petre Shilegov, transmeton MIA.

Kryebashkiaku Shilegov deklaroi se tradicionalisht shkupjanes më të vogël, Teodorës i dhuruam një arush dhe një librezë kursimi.

“Jam krenar që mund t’ua uroj prindërve ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të dytë”, theksoi Shilegov.

прво бебе 2018

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se prindërve të lumtur ia uroi ardhjen në jetë të fëmijës së dytë në familje dhe i dëshiroi që të rritet me shëndet dhe ta thërrasin në ditëlindjen e saj të parë.

Ministrja Carovska theksoi se si Qeveri kujdesen për çdo fëmijë në vend dhe paralajmëroi se në të ardhmen do të punojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit parashkollor.

Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, siç informoi drejtoresha Adela Pop Stefanija, sot në mëngjes  lindën gjithsej 10 foshnja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button