Ndalesë për dërgesën e mallrave nga ora 7.30 deri në orën 18 në Shkup

Prej sot deri më 31 mars në Qytetin e Shkupit vendoset ndalesë për dërgesë të mallrave në periudhën prej orës 7:30 deri në orën 18:00.

Kjo është një prej 15-të masave urgjente për uljen e ndotjes së ajrit që e ka ndërmarrë Qyteti i Shkupit.

Vendimi ka të bëjë me ndalim të dorëzimit të mallit në periudhën e theksuar, ndërsa nuk ka të bëjë për lëvizjen e automjeteve që e dorëzojnë. Në mënyrë shtesë, kjo ndalesë nuk ka të bëjë për ndërmarrjet të cilat kanë hapësirë personale për dorëzimin e mallit, por vetëm për ata që për dorëzim shfrytëzojnë rrugë ose trotuar.

Vlerësohet se 4.000 automjete në ditë shpërndajnë mall në zonën qendrore të qytetit.

Bëhet fjalë për masë që do të kontribuojë për uljen e trafikut në komunikacion dhe me këtë ulet edhe sasia e gazrave të dëmshme që lirohen gjatë asaj kohe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button