SHBA, temperatura nën zero ditën e fundit të vitit

Ndërkohë që amerikanët presin ndryshimin e viteve, temperaturat nën zero kanë përfshirë pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara gjatë këtyre ditëve, duke krijuar vështirësi në udhëtimin e njerëzve në veçanti këto ditë festash, transmeton VOA.

Në aeroportet amerikane ka patur vonesa dhe anulime fluturimesh për shkak të motit të keq.

Në lindje të maleve Rocky Mountains, banorët janë duke përjetuar një dimër të ftohtë, me pamje piktoreske, por të shoqëruar me vështirësi komunikimi. Ndërsa fëmijët luajnë me borën, prindërit pastrojë borën rreth shtëpive, që në disa zona ka arritur mbi brez.

Edhe në ditën e fundit të vitit dhe gjatë javës në vazhdim, temperaturat do jenë përsëri nën zero, minus 12 e deri minus 15 gradë celsius, që nga shteti i Montanës e deri tek ai i Meinit në veri.

Por sfida mbetet në sheshin Times Square të Nju Jorkut, ku temperatura pritet të shkojë minus 11 gradë celsius në orët e fundit të vitit, duke vënë në provë vullentin dhe njëkohësisht gëzimin e festës për ata njerëz që do të jenë jashtë, në të ftohtë në pritje të Vitit të Ri… /VoA

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button