Eklera me çokollatë

Përbërësit:

Brumi

2 filgjana të neskafes ujë
1 filgjanë të neskafes vaj, pasi te vlojnë këto i qesim; 14 lugë miell e përziejmë mirë deri të trashet dhe të ndahet brumi nga luga.
Brumin e fituar e shtrijmë në një tepsi dhe e ftofim mirë në frigorifer.

Pas ftofjes së mjaftueshme i hedhim 4 vezë një nga një dhe i përziejmë mirë.
Pas formimit të masës homogjene me lugë te ushqimit i hedhim në tepsi (me letër kuzhine) dhe i pjekim në furrë të nxehur paraprakisht 200 gradë.

Filli

2 vezë
8 lugë miell
7 lugë sheqer i përziejmë me pak qumësht dhe i hedhim në 500ml qumësht të vluar, njëjtë siq pergatitet pudinga.

Pasi të piqen eklerat i mbushim me fill dhe mund ti dekorojmë sipas dëshirës, qoftë me sos qokollate apo kakao pluhur, ttransmeton Lajmi.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP