Një kamikaz vrau 15 persona gjatë një varrimi në Afganistan

Të paktën 15 të vrarë dhe 13 të plagosur në sulmin e sotëm vetëvrasës me bombë në qytetin lindor Xhalalabad në rajonin Nangarhar të Afganistanit gjatë një ceremonie të varrimit.

Sipas zyrtarëve të provincës Nangarhar, shpërthimi ishte shkaktuar nga materiali i fshehur në një motoçikletë.

Pritet që  numri i të vrarëve mund të rritet, pasi disa të plagosur janë në gjendje kritike.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button