Kunguj të mbushur me perime dhe salcë kosi (VIDEO)

Kungujt tashmë janë të stinës, i gjejmë gjatë gjithë sezonit të pranverës dhe verës , ndaj në këtë recetë gjeni një alternativë për të bërë kunguj të mbushur me përbërës të përditshëm, shkruan shije.al.

Përbërësit

  • 4 kungull (të freskët)
  • 120 gr salcë kosi
  • 50 gr djathë i bardhë
  • 1 qepë (mesatare)
  • 2 spec i kuq
  • 1 tufë majdanoz
  • rigon (i thatë)
  • 1 kokërr domate (mesatare)
  • kripë
  • piper
  • vaj ulliri

Përgatitja

1 – Pastroni kungujt në pjesën e brendshme dhe grini tulin e përfituar.

2  – Skuqini kungujt me pak vaj ulliri, që të gatuhen me lehtë në furrë.

3 – Në një tigan, skuqim qepën e grië, specat, tulin e kungujve dhe domaten, të gjitha të prerë në kubikë të vegjël.

4 – Në tigan shtojmë dhe erzat dhe e hedhim përzirjen në një tas që të ftohet.

5 – I shtojmë perimeve salcën e kosit dhe djathin e thërrmuar.

6 – Me këtë përzierje mbushim kungujt, dhe i vendosim në furrë për rreth 20 minuta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button