Ali Ahmeti: Viti 2018 është vendimtar për Maqedoninë

Lideri i BDI-së me rastin e Vitit të Ri ka dërguar urimin e tij duke nënvizuar se viti i ardhshëm do të jetë vendimtar dhe shumë i rëndësishëm më Maqedoninë, njofton Portalb.mk.

“Me rastin e ndërrimit të motmoteve, kam nderin e veçantë që të uroj gjithsecilin nga ju dhe familjet e juaja të nderuara me uratat më të sinqerta për shëndet, mbarësi dhe suksese në vitin 2018. Viti që kemi para nesh është vit vendimtar dhe shumë i rëndësishëm për vendin tonë dhe shtetet e Evropës Juglindore. Viti 2018 le të na sjell gjithashtu një strategji afirmative, shpresëdhënëse dhe konkrete të zgjerimit nga Komisioni Evropian, raport pozitiv për përparimin me rekomandim pa kushtëzime dhe datë për fillim të negociatave, por edhe më me rëndësi, ftesë për anëtarësim në NATO. Neve na mbetet të bashkohemi dhe t’i bëjmë detyrat e shtëpisë pa asnjë vonesë dhe në dialog konstruktiv dhe miqësor me fqinjët, prandaj, t’i përvjelim krahët dhe ti dalim zot këtij përcaktimi.”, thuhet në urimin e Ahmetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button