Papandreu: Po të mos ishte çështja e emrit, Shkupi do ishte aleati jonë natyral

Për të zgjidhur çështjen e emrit, është e nevojshme që të dëshmohet në praktikë vullneti i palës maqedonase, tha ish kryeministri i Greqisë Jorgos Papandreu në intervistën për gazetën greke “Etnos”, transmeton Mia.mk.

Siç thotë ai, qeveria aktuale maqedonase ka kuptuar se kjo situatë çon në rrugë qorre dhe komenton se nëse hiqet çështja e emrit, atëherë Shkupi është aleat natyral i Athinës.

“Nëse rrethanat e tanishme lejojnë një zgjidhje të pranueshme atëherë ka arsye që të ecim një hap para. Shkupi, nëse hiqet çështja e emrit, është aleati jonë natyral. Zgjidhja e çështjes së emrit do të na lejojë sërish të përdorim pozitën tonë strategjike në Ballkan”, tha Papandreu.

Ai komenton se gjatë kohës sa ishte ministër i punëve të jashtme, me kolegun e atëhershëm Gjerorgievski kanë qenë shumë afër zgjidhjes, dhe përmend taktikat bilaterale me Gruevskin, kur të dy ishin kryeministra.

“Me Gruevskin kisha ndjenjën që përdorte çështjen maqedonase si arsyetim për problemet e brendshme”, tha Papandreu.

Ish kryeministri drejton kritika deri te opozita Demokracia e re lidhur me qëndrimin për çështjen e emrit, gjegjësisht kërkesën e tyre.

“Nuk pajtohem me pozitën e Demokracisë së re. Në një çështje aq të rëndësishme nacionale, duhet të mbash përgjegjësi dhe jo të ikësh. Është e papranueshme dhe e papërgjegjshme kjo që po e bën zotëri Kamenos”, komentoi Papandreu.

Jorgos Papandreu gjatë periudhës 2009-2011 ishte kryeministër i Greqisë, i cili dy vite pas tërheqjes nga partia e tij, formoi parti të re “Lidhja e social demokratëve”, e cila ka rejting të vogël dhe popullaritet të vogël në Greqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button