Zaev në darkë me kryetarin e Selanikut

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev mbrëmë ka arritur në Selanik, në kuadër të vizitës së tij private, me ftesë të kryetarit të komunës së Selanikut, Yiannis Boutaris, transmeton Alsat M.

“Selaniku i mrekullueshëm si çdoherë, qytet mik në Greqinë fqinje. Në darkë të përbashkët me kryetarin e Selanikut Boutaris folëm për sendet që na lidhin, në mjedis pozitiv. E falënderova për mikpritjen dhe biseduam për  pritjet tona për vitin 2018, vit të suksesshëm”, shkruan kryeministri Zaev në rrjetin social Facebook.

Kjo vizitë e Zaevit ngjalli interes të madh te mediat greke, ku gazetarë nga kanale të ndryshme televizive dhe portale, e pritën kryeministrin e Maqedonisë para restorantit në Selanik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP