Zjarr në një kafene në Prilep, dëmi mbi 200.000 euro

Në një zjarr të madh që ka ndodhur këtë mëngjes, është djegur deri në themel një kafene në qendrën e Prilepit, ndërsa është shkaktuar edhe dëm material në objektet përreth, transmeton Alsat M.

Sipas kreut të Njësitit të zjarrfikësve të Prilepit, thirrjen për zjarrin e kanë pranuar në ora 3:33 dhe kanë intervenuar menjëherë. Bëhet fjalë për një zjarr të madh në qendër të qytetit që ka mundur të përhapet edhe në objektet përreth.

Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale që vlerësohen të jenë mbi 200.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button