Kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku u ndau mirënjohje sportistëve

Kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku u ndau mirënjohje sportistëve.

“Me iniciativë të dashamirëve të sportit të mundjes dhe me përkrahjen e Komunës së Studeniçanit në fillim të vitit 2014 u riaktivizua klubi i mundjes “Studeniçani”. Për një kohë të shkurtër menjëherë kanë filluar të na arrijnë edhe rezultatet e njëpasnjëshme.

Mundësit tonë nga çdo pjesëmarrje na kan sjellë medalje, si nga kampionatet shtetërore por edhe nga organizimet ndërkombëtare ballkanike. Klubi ynë në Maqedoni sipas suksesit dhe vlerësimit nga Federata e mundjes së Maqedonisë është i radhitur në vendin e 4 në vend për vitin 2017.

Kjo është një sukses i punës së palodhshme ekipore duke filluar nga kryesia e klubit, trajneri z.Bejtulla Alimi si dhe sportistët tonë të dashur dhe përkrahja e pa rezervë nga Komuna e Studeniçanit.

Ne sot jemi tubuar që bashkërisht të ndajmë gëzimin tonë dhe të respektojmë punën e palodhshme të djemve tonë të artë dhe të ndajmë nga një mirënjohje dhe nga një dhuratë për sportistët dhe ata që kontribuojnë për afirmimin dhe arritjen e rezultateve në sportin e mundjes Falënderim të veçantë edhe për kryetarin e Klubit te mundjes Studeniçani – Asip Kurtishi dhe Shefket Aliun që në vazhdimësi e përkrahin materialisht klubin. Urojmë që në vitin 2018 të vazhdojnë sukseset.” tha ai.

Lista e sportistëve:

Fati Vejseli

Zemri Avdili

Arben Abazi

Asim Beqiri

Bislim Murtezani

Omer Sejfullahu

Basri Jususfi

Avdi Jashari

Metin Demiri

Ramadan Ramadani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button