Tendenca e flokëve për natën e ndërrimit të viteve, hidhni sytë nga Beyonce

Nesër mbrëma, guxoni edhe më shumë me flokët. Akoma nuk e keni gjetur modelin që do t’ju bëjë të shkëlqeni? Atëherë hidhni xixa në flokë, transmeton Revista Class. Kjo është zgjidhja ideale. Nuk është jashtë mode, përkundrazi, edhe këtë fundvit do të shkëlqeni me flokët me xixa.

Beyonce është një prej personazheve që e praktikon shpesh në flokët e saj shkëlqimin. Duke shtuar disa fije, duke hedhur pas spray me xixa apo edhe duke vendosur aksesorë shkëlqyes, ia ke arritur. Mjafton të ketë pak shkëlqim, si festat.

Ngjyra e flokëve nuk ka fare rëndësi. Shto xixa dhe gjithçka do të duket ndryshe.

Blogeret e modës, por edhe stilistët e flokëve e kanë propozuar trendin këtë fundvit. Fillimisht e lindur nga vitet 90, tendenca është rikthyer për t’i dhënë më shumë shkëlqim atmosferës dhe ditëve festive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button