Banorët e Maqedonisë optimistë – presin prosperitetit ekonomik në vitin 2018

Banorët e Maqedonisë janë optimistë në lidhje me prosperitetin ekonomik në vitin 2018, numri më i madh shpresojnë për vit më të mirë, ndërsa ndjehen edhe më të lumtur nga pjesa më e madhe e të anketuarve të tjerë në vendet në botë, tregon Barometri më i ri global i Brima Galup, transmeton MIA. 

“Si vitin paraprak, ashtu edhe këtë vit, të anketuarit në Maqedoni tregojnë pritje të mëdha për vitin e ardhshëm 2018-të kur është në pyetje prosperiteti ekonomik që janë më të larta nga mesatarja botërore. Gjithsej 36 për qind nga qytetarët e Maqedonisë presin viti 2018-të të jetë me prosperitet ekonomik, 24 për qind vlerësojnë se viti do të jetë me vështirësi ekonomike, ndërsa 34 për qind nuk do të ketë ndryshime” qëndron në Raport.

надеж мкд

Në pyetjen “Nëse vlerësoni se viti 2018 do të jetë më i mirë, më i keq apo i njëjtë si viti 2017?”, 46 për qind kanë deklaruar se presin që viti i ardhshëm të jetë më i mirë, 18 për qind do të jetë më i keq, ndërsa 31 për qind presin të mos ketë ndryshime. Neto rezultati arrin +28 për qind që është shumë më i madh nga viti i kaluar i cili arrinte +18 për qind.

“Neto rezultati i Lumturisë në Maqedoni arrin +54 për qind që është më i lartë se mesatarja botërore, +48 për qind. Në pyetjen ‘Nëse personalisht do të ndjeheni shumë të lumtur, të lumtur, as të lumtur e as të palumtur, të palumtur apo shumë të palumtur në jetë?” 13 për qind nga të anketuarit kanë deklaruar se ndjehen shumë të lumtur, 48 për qind ndjehen të lumtur, 30 për qind as të lumtur e as të palumtur, ndërsa gjashtë për qind, d.m.th. një për qind të palumtur dhe shumë të palumtur”, thekson Brima Galup.

среќа мкд

Në nivel botërore, qytetarët presin vit më të vështirë ekonomik apo, siç qëndron në raport, pesimizmi ekonomik përfundimisht “fitoi”. Shpresa, megjithatë, është më e pranishme se pashpresa, por me trend ulje në krahasim me vitin paraprak, ndërsa dy të tretat apo 59 për qind nga të anketuarit në botë prononcohen si të lumtur.

Në rajon, shqiptarët janë më optimist për prosperitetin ekonomik, por kanë edhe më shumë shpresë për vit më të mirë, ndërsa më pesimistë janë grekët. Lidhur me lumturinë, të gjithë janë në a.q drejtim pozitiv. Paraprijnë Kosova me 62 për qind nga të anketuarit, ndërsa e fundit Greqia me 21 për qind.

Për hulumtimin e Birma Galup janë intervistuar 53.769 persona në nivel global. Në çdo vend anketimi kombëtar përfshin rreth 1.000 burra dhe gra të cilët janë intervistuar ballë për ballë, përmes telefonave apo online. Puna në terren është zbatuar gjatë nëntor – dhjetorit të vitit 2017. Margjina e përgjithshme e gabimit arrin tre deri pesë për qind.

Në Maqedoni është zbatuar anketë në terren, ballë për ballë, në shtëpinë e të anketuarit, në fletëanketa me 1.210 të anketuar më të moshuar se 15 vjet, në periudhë 21 nëntor – 01 dhjetor të vitit 2017, në margjina të gabimit prej +/- tre për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button